Forum i Gruas në Gjilan: Arbër Ismajli premton më shumë mundësi për punësim dhe mbështetje për bizneset e grave

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale më 12 tetor, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë pjesë në Forumit e Gruas së LDK-së, një nga tubimet më të mbështetura nga gratë në qytet.
Në këtë takim, gratë anëtare dhe përkrahëse të LDK-së diskutuan rreth rolit të tyre në zhvillimin e komunitetit dhe mundësive për të forcuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje.
Arbër Ismajli premtoi se në qeverisjen e tij të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fuqishëm dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.
“Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë. Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale. Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive direkte në vendimmarrje,” shkroi Ismajli Forumit.
Ky tubim i Forumit të Gruas u vlerësua si një nga më të fuqishmit në fushatën e LDK-së në Gjilan, duke shprehur mbështetje të gjerë nga komuniteti i grave dhe duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në çdo nivel të qeverisjes lokale.
Arbër Ismajli dhe LDK-ja synojnë që me mbështetjen e grave të qytetit, të ndërtojnë një Gjilan modern, të zhvilluar dhe me llogaridhënie të plotë, ku roli i gruas të jetë i pranishëm dhe i respektuar në çdo aspekt të jetës publike.