Riad Rashiti: “Fitorja i përket qytetarëve tanë, po punojmë çdo ditë me zemër!”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka intensifikuar takimet me qytetarët gjatë javës së fundit të fushatës elektorale. Ai u shpreh se ekipi i tij po punon çdo ditë “me zemër, me besim dhe me vendosmëri”, duke theksuar se kauza e PDK-së është e qartë dhe fitorja u takon qytetarëve të Gjilanit.
Rashiti tha se qytetarët po e mirëpresin me interesim, duke dëshmuar mbështetjen për vizionin e tij për një Gjilan #MaMirë. Ai falënderoi të gjithë ata që po kontribuojnë në fushatë, duke veçuar edhe mbështetjen e Endritit në takimet e fundit