Tubimi i madh i Vetëvendosjes në Gjilan: gratë dhe vajzat në qendër të diskutimit

Tubimi i madh i Vetëvendosjes në Gjilan: gratë dhe vajzat në qendër të diskutimit

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një tubim të madh me gra dhe vajza nga Gjilani, i cili do të mbahet sot, të hënën, nga ora 18:00 në Shkollën e Re të Muzikës, që ndodhet prapa Gjimnazit të qytetit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e grave në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat të dytë, Alban Hyseni, si dhe kandidatet gra për këshilltare të Kuvendit Komunal nga lista e kësaj partie.

Organizatorët e kanë cilësuar tubimin si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin me gratë dhe vajzat e Gjilanit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në jetën politike dhe vendimmarrëse të komunës.