Drenushe Maloku-Bejtullahu: 12 Tetori, dita që Gjilani e pret

Numri 9 i listës së LDK-së për këshilltare komunale në Gjilan, Drenushe Maloku-Bejtullahu, thotë se 12 Tetori do të shënojë një festë të shumëpritur të ndryshimit nga qytetarët e qytetit.
Si pjesë e LDK-së, Maloku-Bejtullahu premton se së bashku me ekipin do të angazhohet maksimalisht për ndërtimin e Gjilanit, duke sjellë ide dhe kontribute në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, sporti dhe fuqizimi i grave në Kuvendin Komunal. Ajo shpreh krenarinë që është pjesë e listës së LDK-së dhe synon të vazhdojë punën e saj si këshilltare komunale edhe për një mandat tjetër, në rrethana krejt të reja për qytetin.
Kandidatura e saj mbështetet nga qytetarët që duan një Gjilan më të zhvilluar dhe progresiv, duke votuar LDK-në, numrin 113, dhe Drenushen me numrin 9.