90 autobusë të rinj në rrugët e Prishtinës

Kryeqyteti i Prishtinës ka shtuar 90 autobusë të rinj në flotën e transportit publik, ndërsa shumë shpejt do të shtohen edhe 30 të tjerë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit publik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në qytet. Ai theksoi se projekti realizohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë BERZH, IFC, KfW dhe Bankën Botërore.
“Ky transformim nuk është një akt i vetëm – është një proces i vazhdueshëm që synon një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët,” tha Rama.