7 dhjetori, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për të dorëzuar listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Dorëzimi i aplikimeve bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://apliko.kqz-ks.org
Për informacion shtesë mund të kontaktoni:
- Email: zyra.kqz@kqz-ks.org
- Telefon: +383 38 200 81 010 (08:00 – 16:00)